LAJMI I FUNDIT:

Timoni në diell mund të nxehet deri në 52 gradë, ndërsa tabela kontrolluese deri në 69ºC

Timoni në diell mund të nxehet deri në 52 gradë, ndërsa tabela kontrolluese deri në 69ºC

Temperatura në vetura mund të arrijë shifra befasuese

Është zbuluar se sa vërtet mund të arrijë temperatura në veturë të ekspozuar drejtpërdrejt në diell


Nëse veturën e lini drejtpërdrejt në diell dhe vetë e dini sa mund të jetë e papërballueshme temperatura – pothuajse është krejtësisht e pamundur të uleni menjëherë dhe t’i vini duart në timon.

Shkencëtarët kanë hulumtuar dhe kanë arritur deri në përfundimin që temperatura në timon mund të arrijë madje edhe deri në 52 gradë celsius! Nga ana tjetër, tabela kontrolluese mund të nxehet deri në 69 gradë celsius, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, çdo vit janë shënuar nga disa raste të kafshëve shtëpiake apo të fëmijëve të cilët vdesin në vetura të mbyllura.

Disa studime kanë treguar që edhe veturat e parkuara në hije apo në ndonjë vend të freskët mund të jenë vdekjeprurëse kur është fjala për fëmijët e vegjël.

Kur e lini veturën në diell, temperaturat të cilat janë të rrezikshme për jetën mund të arrijnë pas një ore, kanë konstatuar shkencëtarët e Arizonës.

Njerëzit mund të pësojnë pasoja serioze edhe kur temperatura është nën 40 gradë Celsius. Goditja nga të nxehtit mund të lërë pasoja të përhershme në tru, por edhe në organe të tjera.

Madje edhe me dritare të hapura, temperatura në veturë mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius, prandaj gjithmonë duhet ta kini parasysh që fëmijët janë të ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme. /Telegrafi/