Nga 90 në 150 euro për një ton çimento po detyrohen të paguajnë prodhuesit e betonit në Kosovë.
Kjo ka bërë që prodhuesit e betonit t’i drejtohen kryeministrit Albin Kurti me një letër, ku ankohen për ngritjen e çmimit të kësaj lënde.
Në letër thuhet se puna e tyre është bërë e papërballueshme si pasojë e rritjes së çmimeve të çimentos, si lëndë e parë për prodhimin e betonit.
“Ndryshimet vetëm në vitin aktual janë të papërballueshme për mbarëvajtjen e procesit të punëve tona si prodhues dhe të gjithë sektorit të ndërmarrësisë, kjo pasi që nga janari që ishte çmimi 90 euro për ton në këtë moment ka arritur në 150 euro”, thuhet tutje.
Konsumi vjetor i çimentos arrin në rreth 1.2 milion euro dhe prejardhja është kryesisht nga “Sharrcem”-i, Fushë-Kruja e Shkupi.
Pronarët e fabrikave të betonit kanë vlerësuar se, në këtë formë atyre po u shkaktohen humbje të mëdha.
“1.2 milionë tonë me ndryshim në çmim prej 60 euro për ton, 72 milionë euro ndryshim që konsiderojmë se i fitojnë prodhuesit e cementit dhe tregtarët e cementit në dëm të prodhuesve të betonit dhe sektorit të ndërtimtarisë. Po ashtu, marrë parasysh që kemi kontrata të mëhershme për furnizim me beton me çmime të volitshme, kjo po bëhet e papërballueshme dhe do të na shkaktojë humbje”, thuhet më tutje në letër.
Pronarët e këtyre fabrikave kanë kërkuar hetime nga Autoriteti i Konkurrencës, pasi dyshojnë se rritja e çmimeve është bërë në mënyrë të organizuar.
“Kërkojmë nga Autoriteti i Konkurrencës që ta hetojë këtë dukuri pasi që sipas informacioneve që kemi ne si tregtar, fabrikat e cementit në vendet e origjinës nuk i kanë ngriut çmimet por ngritja e çmimeve është duke ndodhur vetëm në Kosovë”, përfundon letra, duke kërkuar veprime të menjëhershme nga institucionet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin