LAJMI I FUNDIT:

Brenda një ore dënohet dy herë me 450 euro për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj – i merret patent shoferi për 6 muaj

Brenda një ore dënohet dy herë me 450 euro për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj – i merret patent shoferi për 6 muaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në ora 02:03 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Shtime-Ferizaj, më saktësisht në fshatin Koshare të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet M.J (M/K) i moshës 49 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro dhe dy pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

I njëjti shofer, pasi ka marrë gjobën është nisur vrullshëm në drejtim të Ferizajt, duke zhvilluar shpejtësi 102 km/h, në po të njëjtën zonë të kufizimit 50 km/h. Matja është bërë nga prapa me radarë, ndërsa ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë për kundërvajtje, prej 150 eurove.


Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë  direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori