LAJMI I FUNDIT:

Polici në Podujevë dyshohet për ngacmim të mjekes

Polici në Podujevë dyshohet për ngacmim të mjekes
Foto: Ilustrim

Zyrtari policor me inicialet I.F. në njërën nga dhomat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë dyshohet se e ngacmoi seksualisht mjeken duke e mbyllur në dhomën e saj të punës.

Drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, tha se nuk mund të japë asnjë informacion për rastin pasi me të po merren organet e drejtësisë, raporton Klan Kosova.


Policia përveç që i hapi rast për ngacmim vendosi që zyrtarit policor edhe t’ia ndërrojnë vendin e punës. Nga Podujeva u zhvendos në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

E rastin e ndodhur më 22 korrik po e heton edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Pas këtyre veprimeve, IPK-ja ka përcjellë në prokurori një raport informues dhe sipas udhëzimeve nga prokuroria, në mungesë të elementeve të veprës penale, i njëjti rast do të procedohet në Drejtorinë për Hetim të Brendshëm të Policisë së Kosovës për hetim të mëtejmë administrativ/disiplinor”, thanë nga IPK-ja.

Raportohet se i dyshuari punonte prej shumë vitesh si polic në Podujevë.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori