LAJMI I FUNDIT:

Jared Leto shihet i afërt me një tjetër modele të “Victoria’s Secret”, nxit dyshimet për romancë me Kelsey Merritt

Jared Leto shihet i afërt me një tjetër modele të “Victoria’s Secret”, nxit dyshimet për romancë me Kelsey Merritt

Ai po shijon një festë evropiane plot argëtim me miqtë, duke kaluar kohën në një jaht në Rivierën Franceze.

Dhe të martën (2 gusht), Jared Leto u pa duke kaluar kohë me modelen e “Victoria’s Secret”, Kelsey Merritt.


Aktori 50-vjeçar dhe modelja 25-vjeçare shijuan ngjitjen në shkëmb në Sardenjë të Italisë pas një shkëputjeje nga jahti i tyre, duke nxitur thashethemet për romancë.

Jared zgjodhi pantalloan të shkurtër të zi me një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, duke shtuar një kapele kashte dhe atlete, shkruan DailyMail.

Ai e ndoqi nga afër Kelseyn teksa u ngjitën së bashku në një mur shkëmbi gjatë aktivitetit të tyre të pushimeve, duke u ndalur në ishullin Tavolara në brigjet verilindore të Sardenjës për aventurën e tyre.

Dyshes iu bashkua dikush që dukej se ishte një udhërrëfyes turne ose instruktor i ngjitjes në shkëmb, ndërsa ai gjithashtu drejtoi varkën e tyre në vendin e ngjitjes në shkëmb.

Jared dhe Kelsey kanë qëndruar në një mega jaht me modelet e tjera të Victoria’s Secret, Jasmine Tookes dhe Izabel Goulart.

Zeshkanja, e cila ka mbi 1.7 milion ndjekës në Instagram, zbuloi të hënën se ka provuar zhytjen në skuba për herë të parë. Ajo gjithashtu postoi foto nga dreka e tyre në Cala Di Volpe.

Nuk dihet nëse dyshja janë në lidhje, Jared më parë ka patur romanca me Cameron Diaz, Katy Perry, Lindsay Lohan, Scarlett Johansson dhe Ashely Olsen, si dhe me modelen Valery Kaufman.

Teksa modelja u takua me Olimpianin Conor Dwyer nga viti 2018 deri sa u ndanë në fillim të këtij viti.

E ftuar në jahtin gjigant ishte edhe supermodelja Izabel Goulart. Bomba braziliane mahniti e veshur me bikini të kuqe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Dua Lipa dhe i dashuri Callum Turner shfaqen të dashuruar ndërsa mbajnë duart e njëri-tjetrit gjatë një nate në New York

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina
Kalo në kategori