LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar kërcënon gjysmën e kompanive në Gjermani

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar kërcënon gjysmën e kompanive në Gjermani

Gjysma e të gjitha kompanive gjermane po kanë shumë vështirësi për të gjetur punëtorë të kualifikuar, duke kërcënuar prodhimin dhe të shkaktojnë dëme më të përhershme në ekonominë më të madhe të Evropës.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, mungesa është veçanërisht e mprehtë në shërbimet, ku rreth 54% e bizneseve u prekën në korrik, sipas një sondazhi nga instituti Ifo me qendër në Mynih.

Veç kësaj, rreth 45% e prodhuesve u ankuan për mungesë të punëtorëve.


Një në dy firma është duke luftuar për të gjetur staf të trajnuar siç duhet

“Gjithnjë e më shumë firma duhet të shkurtojnë aktivitetin e biznesit sepse thjesht nuk mund të gjejnë staf të mjaftueshëm”, tha Stefan Sauer, i cili hulumton tregjet e punës në Ifo.

“Në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, ky problem ka të ngjarë të bëhet edhe më serioz”.

Sipas Bloomberg, ekonomia e Gjermanisë ngeci në tremujorin e dytë mes inflacionit rekord, mungesës së furnizimit dhe kërcënimit të racionimit të energjisë nëse materializohet një mbyllje e gazit rus.

Ekonomistët mendojnë se një recesion është pothuajse i pashmangshëm në gjysmën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori