LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi bëhet institucioni i parë në Kosovë me dhomë të gjidhënies

Kuvendi bëhet institucioni i parë në Kosovë me dhomë të gjidhënies
Foto: Arkiv

Deputetja e LVV-së, Tinka Kurti ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do ta ketë dhomën e gjidhënies, duke u bërë kështu institucioni i parë në Kosovë që ka këtë dhomë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti, ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës do të ketë dhomën e veçantë për gjidhënie.

Si kryetare e Grupit të Grave Deputete (GGD), Kurti ka thënë se është e lumtur që kjo kërkesë e saj për formimin e kësaj dhome tashmë është realizuar, kështu duke u bërë Kuvendi si institucioni i parë me këtë dhomë.


“Jam fort e lumtur që Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari e kanë aprovuar dhe kjo tashmë është duke u realizuar. Deputetet dhe të punësuarat e Kuvendit të cilat kanë nevojë t’i ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri do ta kenë së shpejti këtë hapësirë të veçantë e cila po bëhet sipas rekomandive të OBSH-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka theksuar se tjetër rekomandim i kësaj organizate është edhe hartimi i politikave përkrahëse dhe zbatimi i tyre nga politikanet e politikanët.

Ajo ka thënë se një kërkesë e tillë do t’u dërgohet edhe institucioneve të tjera publike dhe private.

“Kjo është e rëndësishme për të drejtat e grave në punë. Është e rëndësishme për mirëqenien e grave gjidhënëse e të punësuara dhe nganjëherë jetike për fëmijën.

Gjidhënia është mirëqenie. Gjidhënia është politike”, ka përfunduar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori