LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox dhe Kourtney Kardashian pozojnë provokuese sipër njëra-tjetrës në një tualet

Megan Fox dhe Kourtney Kardashian pozojnë provokuese sipër njëra-tjetrës në një tualet
Foto: Screenshot/Instagram

Megan Fox ka shpërndarë së fundmi një sërë fotografish ku shfaqet bashkë me Kourtney Kardashian për një fotosesion të markës “Skims”.

“Fotosesioni me Kourtney. A duhet të fillojmë një OnlyFans?”, tha aktorja 36-vjeçare.


Një nga fotot, të realizuara nga stilisti Andrew Fitzsimons, shfaqte Kardashian, 43 vjeçare, duke pozuar me Fox në një tualet.

Foto: Screenshot/Instagram

Yjet ishin të veshura me të brendshme të zeza dhe pozuan ulur në njëra-tjetrën me gjuhën jashtë.

Brenda pak minutash, fansat e artisteve reaguan menjëherë me komente në postimin e tyre.

Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian

“Duhet thjesht të dalin me njëra-tjetrën”, shkroi një person, duke iu referuar lidhjes së ngushtë që Fox dhe Kardashian kanë krijuar.

Postimi i ri i Foxit vjen gati një vit pasi ajo dhe Kardashian u bashkuan – dhe madje pozuan topless – për fushatën Skims të Kim Kardashian në shtator 2021.

View this post on Instagram

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

“Më pëlqen që Skims me të vërtetë e kupton atë që gratë duan të veshin dhe se ato duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuara”, tha Fox në një deklaratë për shtyp në atë kohë.

“Më pëlqeu të isha në këtë fushatë me Kourtney, u argëtuam shumë duke xhiruar së bashku”.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, Kardashian dhe Barker, 46 vjeç, filluan të takoheshin në tetor 2020 pas vitesh që ishin miq dhe fqinjë të ngushtë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bateristi i Blink-182 i propozoi Kardashian një vit më vonë.

‘Zogjtë e dashuruar’ u martuan në muajin prill në Las Vegas, por nuk u martuan ligjërisht deri në maj në Santa Barbara. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori