LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e boksit po thonë të gjithë të njëjtën gjë rreth debutimit të “Hulkut iranian” në boks

Tifozët e boksit po thonë të gjithë të njëjtën gjë rreth debutimit të “Hulkut iranian” në boks

Tifozët e boksit dolën në rrjetet sociale për të shpërthyer ndaj ‘Hulkut iranian’ pas paraqitjes së tij zhgënjyese në ring të dielën mbrëma.

Hulk, emri i vërtetë i të cilit është Sajad Gharibi, bëri debutimin e tij të shumëpritur në boks në kartën e fundit të “Wick N’ Bad” në Dubai, tre muaj pasi lufta e tij kundër Martyn Ford u anulua.


Sensacioni i mediave sociale doli ballë për ballë me gjigantin “Titan kazak”, emri i vërtetë Djumanov Almat Bakhytovich.

“Njeriu më i frikshëm në Planet” i dërgon mesazh "Hulkut Iranian" pas turpërimit që pësoi në meçin debutues
Lexo po ashtu “Njeriu më i frikshëm në Planet” i dërgon mesazh "Hulkut Iranian" pas turpërimit që pësoi në meçin debutues

Gharibi ishte jashtë të gjitha pritshmërive, ndërsa kazaku lëshoi disa grushta, me të parin të paaftë për të mbrojtur veten ndërsa ktheu shpinën në shumë raste.

Arbitri më pas i dha Gharibit pak kohë të merrte vetën, përpara se të anulonte luftën pasi 30-vjeçari u nokautua.

Tifozët në mediat sociale dhanë reagimet e tyre, me disa që i bënë thirrje Gharibit që të mos boksojë më kurrë.

"Hulku iranian" doli mbrëmë zbuluar: Para meçit refuzoi ta hiqte fanellën
Lexo po ashtu "Hulku iranian" doli mbrëmë zbuluar: Para meçit refuzoi ta hiqte fanellën

Njëri shkroi: “Dikush ju lutemi paguani ‘Hulkun iranian’ që të mos shkelë më kurrë në një ring boksi”.

Një fans i dytë tha: “’Hulku iranian’ është personi më i turpshëm që kam parë ndonjëherë në jetën time. Faleminderit Zotit që ai nuk luftoi me Martyn Ford, mendoj se ai do të vdiste”.

Për më pak se dy minuta, "Hulku iranian" ia doli ta 'shkatërroi' internetin - dueli i tij me "Titan Kazak", i shëmtuar
Lexo po ashtu Për më pak se dy minuta, "Hulku iranian" ia doli ta 'shkatërroi' internetin - dueli i tij me "Titan Kazak", i shëmtuar

“Nuk është çudi që ky djalë u tërhoq nga lufta kundër Fordit”, komentoi një fans i tretë.

Në një intervistë të shkurtër pas përleshjes, Gharibi tha: “Nuk kam asgjë për të thënë, por më vjen turp dhe i kërkoj falje popullit iranian”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori