LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës

Kurti: Jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Festës kombëtare të Konfederatës Helvetike, kryeministri Albin Kurti, ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e 731 vjetorit të betimit heroik për krijimin e konfederatës Helvetike.

Si shtet i ri ne vlerësojmë jashtëzakonisht lartë Raison d’Etre e Zvicrës, dhe bëjmë përpjekje të mësojmë sa më shumë nga angazhimi dhe përpjekja e popullit zviceran, për liri, pavarësi, demokraci dhe të drejtat e njeriut, tha Kryeministri Kurti.


Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen zvicerane në rritjen e mirëqenies ekonomike e shoqërore në Kosovë.

Ne kurrë nuk harrojmë dhe jemi përjetësisht falënderues për solidaritetin popullor e shtetëror të Zvicrës në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës, qoftë me ndihma të drejtpërdrejta qoftë për mikpritjen e dhjetëra mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë luftës 1998-1999, si dhe për veprimin diplomatik të Konfederatës Zvicerane, e cila ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovë, më 27 shkurt 2008, tha kryeministri.

Duke thënë se i gëzohemi çdo suksesi dhe angazhimi të bashkatdhetarëve tanë për rritjen e mirëqenies dhe lartësimin e imazhit të Zvicrës, ai theksoi se po ashtu jemi krenarë për kontributin e tyre në fushën politike, ekonomike, në sport, shkencë, art dhe fushat tjera të shoqërisë zvicerane.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë

Lajme
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Kronika e Zezë
Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Refuzimi i hyrjes në Kosovë për patriarkun serb, Stano: Kosova shkeli marrëveshjen për vizitat zyrtare

Lajme
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

Lajme
LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

LDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave

Lajme
Kalo në kategori