LAJMI I FUNDIT:

Grenelli e quajti Kurtin “fashist me përvojë” i reagon Von Cramon, ia përmend “Liqenin e Trumpit”

Grenelli e quajti Kurtin “fashist me përvojë” i reagon Von Cramon, ia përmend “Liqenin e Trumpit”

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon i ka reaguar ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, pasi që ky i fundit i quajti të njënashme vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë dhe kryeministrin Albin Kurti “fashist me përvojë”.

Von Cramon thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet nuk është i njëanshëm, por veprim reciprok.


Ajo madje i ka dhënë një këshill Grenellit, duke i kërkuar që të zgjidh problemet konkrete për qytetarët në veri.

“I dashur Ric, nuk është e njëanshme, është reciproke. Trajtim i barabartë për të pajisurit me letërnjoftime. Herën tjetër, në vend se ta riemëroni Gazivodën (Ujmanin) si “Liqeni Trump”, provoni ndoshta të zgjidhni probleme konkrete për qytetarët në veri të Kosovës”, ka shkruar Von Cramon.

Ish-emisari amerikan Richar Grenell mbrëmë ka qenë shumë aktiv në Twitter duke komentuar zhvillimet në veri të vendit.

Ai ka akuzuar Kurtin se ka ndërmarrë veprime të njëanshme.

“Edhe njëherë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, një i majtë radikal dhe fashist me përvojë, njëanshëm ka vepruar për të ndalur targat serbe dhe letërnjoftimet në Kosovë. Mashtrim. Papërgjegjshmëri dhe e panevojshme”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori