LAJMI I FUNDIT:

Chris Rock reagon pak pasi Will Smith i kërkoi falje për shuplakën në “Oscars”: Të gjithë po përpiqen të jenë viktima

Chris Rock reagon pak pasi Will Smith i kërkoi falje për shuplakën në “Oscars”: Të gjithë po përpiqen të jenë viktima

Disa orë pasi Will Smith i kërkoi falje Chris Rockut për shuplakën në “Oscars 2022”, ky i fundit bëri një reagim duke e krahasuar Smithin me ish-ekzekutivin e ‘Death Row Records’dhe aktualisht të burgosurin, Suge Knight.

“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë”, tha Rock, 57 vjeç, gjatë një koncerti në Atlanta’s Fox Theatre të premten mbrëma.


“Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta. Edhe mua duke u goditur nga Suge Smith… Shkova në punë të nesërmen, kam fëmijë”.

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

“Kushdo që thotë fjalë nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, shtoi Rock, sipas People.

Komediani i njohur aktualisht është duke bërë turne nëpër vende të ndryshme. Ai gjithashtu kishte folur për këtë temë edhe në raste të tjera si në New Jersey, New York etj.

Will Smith i kërkon falje Chris Rockut për shuplakën famëkeqe në “Oscars”: Jam thellësisht i penduar, sjellja ime ishte e papranueshme
Lexo po ashtu Will Smith i kërkon falje Chris Rockut për shuplakën famëkeqe në “Oscars”: Jam thellësisht i penduar, sjellja ime ishte e papranueshme

“Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jeni gati për të biseduar”, tha Will në videon që shpërndau.

View this post on Instagram

A post shared by Will Smith (@willsmith)

I njëjti gjithashtu i kërkoi falje nënës dhe vëllait të Rockut.

“Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment. Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock”.

Gjithçka nisi pasi Rock bëri shaka me kokën e rruar të gruas së Smith, Jada, pa qenë në dijeni se vuan nga një sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori