LAJMI I FUNDIT:

Raketa kineze “që ishte jashtë kontrollit” ndriçoi qiellin përpara se të binte në Oqeanin Indian

Raketa kineze “që ishte jashtë kontrollit” ndriçoi qiellin përpara se të binte në Oqeanin Indian

Mbetjet e një rakete të madhe kineze – Long March 5B – të lëshuar së fundmi u kapën dhe disa pamje mahnitëse thuhet se tregojnë teksa ajo shpërbëhej mbi Malajzi përpara se të zbarkonte në Oqeanin Indian të shtunën mbrëma.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga një përdorues i Twitter-it, i cili fillimisht mendoi se ishte një meteor, tregojnë raketën që lëviz nëpër qiell para se të digjet në atmosferë pas rihyrjes së saj.


Komanda Hapësinore e SHBA-së konfirmoi se mbeturinat u rihynë në atmosferë afërsisht në orën 18:45 pasdite të shtunën (sipas kohës në Kosovë).

Por NASA tha se Pekini nuk kishte ndarë ‘informacionet specifike të trajektores’ të nevojshme për të ditur se ku mund të bien mbeturinat e mundshme.

Kishte frikë se mbeturinat mund të zbarkonin në Meksikë, por përfundimisht ranë në oqean, pa shkaktuar asnjë lëndim në njerëz apo dëm material.

“Të gjitha kombet që fluturojnë në hapësirë duhet të ndjekin praktikat më të mira të vendosura dhe të bëjnë pjesën e tyre për të ndarë këtë lloj informacioni paraprakisht për të lejuar parashikime të besueshme të rrezikut të mundshëm të ndikimit të mbeturinave”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori