LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Dita e Ilindenit do të shënohet në manastirin “Shën Prohor Pçinski”

Maqedoni: Dita e Ilindenit do të shënohet në manastirin “Shën Prohor Pçinski”

Pas 18 viteve, presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të Ilindenit – Ditës së Republikës, të martën më 2 gusht do ta udhëheqë delegacionin shtetëror – kishtar në vizitë në manastirin “Sh. Prohor Pçinski”, ku është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist për Çlirim Kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM), më 2 gusht të vitit 1944.

Siç njoftuan nga kabineti i tij, me këtë rast, presidenti Pendarovski realizoi bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, patriarkun Porfirij.

Dy presidentët gjatë bisedës u pajtuan se relacionet mes dy shteteve shënojnë zhvillim të shkëlqyeshëm në më shumë fusha. Vizita e manastirit “Sh. Prohor Pçinski”, e cila ndodhë pas pothuajse dy dekadave është impuls pozitiv për hapjen e kapitujve të ri në relacionet e ndërsjellta.


Në bisedën me patriarkun Profirij, Pendarovski e falënderoi atë për vendimin që të mundësohet vizita e manastirit e cila vjen pas pranimin të autoqefalisë së KOM-AO nga ana e KOS.

Në përbërjen e delegacionit që do ta udhëheqë presidenti Pendarovski, do të jenë anëtarët e Kuvendit dhe të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e KOM – AO.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori