LAJMI I FUNDIT:

“Vetëm të vdekur mund të dilni nga shtëpia” – Braziliani i mbajti robër gruan dhe fëmijët për 17 vjet

“Vetëm të vdekur mund të dilni nga shtëpia” – Braziliani i mbajti robër gruan dhe fëmijët për 17 vjet

Luiz Antonio Santos Silva nga Brazili u arrestua pasi u zbulua se kishte mbajtur robër gruan dhe dy fëmijët për 17 vjet.

Një familje u shpëtua nga një shtëpi tmerri në perëndim të Rio de Janeiros.


Me të arritur në shtëpi, efektivët e policisë gjetën dy fëmijë, 19 dhe 22 vjeç, të shtrirë në dysheme të lidhur dhe të vdekur nga uria. Nëna e tyre ishte e shtrirë në dhomën tjetër, siç doli më vonë.

Pas shpëtimit, gruaja tha se burri i saj i kishte thënë se “vetëm të vdekur mund të dalim nga shtëpia”. Ajo tha se së bashku me fëmijët e saj kishin tre ditë pa ushqim dhe se Silva i dhunonte fizikisht pothuajse çdo ditë. Të dy ishin të martuar për 23 vjet.

Policia ka publikuar fotot e shtëpisë së rrënuar ku mbaheshin.

Kapiteni i Policisë Ushtarake William Olivera tha se fëmijët, për shkak të kequshqyerjes, duken shumë më të rinj.

Pasi u shpëtuan, ata u dërguan në spital për trajtim për dehidrim të rëndë dhe kequshqyerje.

Shërbimi i Punëve të Brendshme të Policisë Civile ka hapur një hetim se pse familja nuk është shpëtuar më herët, pasi siç raportojnë mediat vendase, gjendja e familjes është raportuar në organet kompetente në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori