LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet shoferi i autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

Arrestohet shoferi i autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

Është arrestuar shoferi i autobusit në të cilin u aksidentua mëngjesin e sotëm një veturë me targa të huaja, duke lënë të vdekur dy persona dhe të lënduar dy fëmijë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj.


Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë
Lexo po ashtu Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë

Ajo tutje ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet”.

“Ndaj rastit po vazhdojnë të ndërmerren veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave”, ka shtuar Ulaj.

Një familje katër anëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy persona 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.

Ndërsa të lënduar mbetën fëmijët e tyre, të cilët jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Telegrafi/