LAJMI I FUNDIT:

Buxheti i Malit të Zi – këtë vit mungojnë 270 milionë, ndërsa vitin e ardhshëm 600 milionë euro

Buxheti i Malit të Zi – këtë vit mungojnë 270 milionë, ndërsa vitin e ardhshëm 600 milionë euro

Ministria e Financave e Malit të Zi ka vlerësuar se mjetet e munguara për këtë vit do të jenë 270 milionë euro, ndërsa 600 milionë euro për vitin e ardhshëm, ka paralajmëruar ministri përkatës, Aleksandar Damjanoviq.

Ai sot në seancën e qeverisë malazeze ka shpjeguar Propozimin për Udhëzime të Politikave Makroekonomike dhe Fiskale për periudhën deri në vitin 2025 dhe tha se rishikimi i buxhetit është paralajmëruar për muajin shtator.

Ministri kërkoi që të bëhet gjithçka për të ruajtur standardin jetësor të qytetarëve dhe substancën ekonomike, duke theksuar se është e pamundur të dihet se çfarë do të ndodhë gjatë pjesës së dytë të vitit.


“Tashmë duhet të mendojmë për fondet që mungojnë për vitin aktual dhe atë të ardhshëm. Projeksioni është që për vitin aktual, me krijimin e një rezerve fiskale në fillim të vitit të ardhshëm, do të nevojiten deri në 270 milionë euro. Nëse nuk do të ketë recesion shtesë dhe rrëmujë shtesë çmimesh dhe probleme me energjinë dhe ushqimet bazë, llogaritet se për vitin e ardhshëm fondet e munguara do të jenë të paktën 600 milionë euro”, tha Damjanoviq.

Ndërkohë, kryeministri Dritan Abazoviq tha se do të mund t’i marrim hua paratë, por do të jenë “shumë të shtrenjta” dhe këtë duhet ta dinë qytetarët.

“Mund të tregohen përralla dhe tregime për fëmijë të vegjël dhe ninulla, por situata është e tillë që financat publike janë në një problem të madh, se është një problem kronik i Malit të Zi dhe që tani, për shkak të rrethanave të reja të krijuara, shumë vende do të gjenden në një situatë ku të gjejnë para në tregun ndërkombëtar me çmime shumë të larta dhe ato norma të interesit janë praktikisht të padurueshme”, tha kreu i qeverisë.

Ai shtoi se ekziston mundësia për të marrë para me kushte më të favorshme në një periudhë afatshkurtër, duke shpjeguar se nuk do t’i shërbejë reformave të mëdha ekonomike që duhet të kryejë shteti në periudhën pasuese prej katër deri në gjashtë vjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori