LAJMI I FUNDIT:

Jakimovski: Evropa e trajton me tallje Maqedoninë, jemi të poshtëruar

Jakimovski: Evropa e trajton me tallje Maqedoninë, jemi të poshtëruar

Kreu i partisë GROM, Stevçe Jakimovski, tha në një emision televiziv se maqedonasit janë populli më i poshtëruar në Evropë.

Sipas tij, Evropa gjithmonë ka shkelur mbi popujt e dobët duke i trajtuar me tallje.


“Evropa shkel gjithmonë më të dobëtin, nuk ka pasur dhe nuk ka kurrë drejtësi në Evropë. Mendoj se është e qartë! Rruga jonë evropiane është e mbushur me poshtërime, me hidhërim në shpirtin tonë dhe ne maqedonasit jemi populli më i poshtëruar në Evropë”, tha Jakimovski.

Jakimovski në Tv21 tha se populli maqedonas në rajon po trajtohet me nënqeshje.

Kujtojmë se Jakomovski vazhdimisht ka kritikuar BE-në.

Së fundmi ai tha se gjeneratat e reja nuk duhet ta lëshojnë vendin, por BE duhet të sjell në Maqedoni investime që të punësohen të rinjtë.