Google Pixel 6A vetëm kohët e fundit është bërë i disponueshëm për shitje dhe përdoruesit tashmë po tregojnë për një defekt të madh sigurie që mund të shqetësojë shumë njerëz.
Këtë pranverë, Google prezantoi Pixel 6A, pajisjen më të përballueshme në linjën e telefonave Pixel 6, e cila, megjithatë, vjen me një të metë të madhe sigurie.
Gjegjësisht, rrjetet sociale janë plot me komente nga përdoruesit, të cilët pretendojnë se Pixel 6A mund të zhbllokohet me një gjurmë gishti të paregjistruar.
Ky problem sigurie u vu në dukje edhe nga përdorues të shumtë që testuan telefonin në YouTube, si kanalet Beebom dhe Geekxyranjit, të cilat menjëherë ngritën pluhur në mediat e huaja IT.
Edhe pse Google ndoshta do ta zgjidhë këtë problem me softuer së shpejti, është një e metë sigurie që nuk duhet të ndodhë. Deri në patchin zyrtar, përdoruesve u rekomandohet të përdorin një fjalëkalim në vend të zhbllokimit të gjurmëve të gishtave.
Për kujtesë, Google Pixel 6A, i cili kushton 449 dollarë, vjen me një ekran OLED 6.1 inç 60 Hz, një dizajn të veçantë kamere, një çip Google Tensor dhe një çip sigurie Titan M2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
Ukraina prezanton zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të krijuar nga Al
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Si të bllokoni marrjen e mesazheve në Gmail
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'