LSM Maqedoni: Qeveria duhet të vendos për rritjen e pagave për 18,4 përqind
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut ka reagur sërish për rritjen e pagave për punëtorët, me ç’rast e ka ftuar qeverinë që të bëj rritje të merituar dhe dinjitoze të pagave për punëtorët.
“Qeveria duhet të marrë vendim për rritjen e pagave për 18,4 për qind në përputhje me ligjin, e jo të manipulojë punëtorët me rritje paushalle prej 2, 3, 5, 10, 15 përqind pa kriter”, reagon LSM.
“Qeveria duhet të marrë menjëherë një vendim për rritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik me 18.4 për qind në përputhje me përafrimin e përcaktuar në ligj dhe të mos diskriminojë punonjësit e saj me rritje paushall prej 2, 3, 5, 10 ose 15 përqind me të cilën tenton ta minojë grevën e përgjithshme, dhe shkakton revoltë edhe më të madhe te punëtorët, thekson LSM në njoftimin e sotëm për media.
Sipas Sindikatës, Qeveria po udhëheq politikë të gabuar, duke menduar se po krijon politika që merren me krizën, ndërsa të dhënat tregojnë të kundërtën, se diferenca mes pagës mesatare neto dhe shportës sindikale në vitin 2022 është 7.384 denarë.
Sindikata i rikujton Qeverisë, komunave dhe punëdhënësve nga sektori privat se Kodi Penal vlen për të gjithë, pa përjashtim, dhe parashikon se “kushdo që me vetëdije nuk zbaton ligjin, një rregullore tjetër ose një marrëveshje kolektive për krijimin ose përfundimin e marrëdhënien e punës, për pagën dhe kompensimin për pagat, orarin e punës, pushimet ose mungesat, mbrojtjen e grave, të rinjve dhe të personave me aftësi të kufizuara, heq ose kufizon një të drejtë që i takon punëmarrësit, do të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.
Nga LSM thonë se “deri në shtator, siç thotë ligji, pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat duhet të përshtaten me 18.4 përqind, që punëtorët të marrin paga dinjitoze të përcaktuara sipas Ligjet dhe marrëveshjet kolektive që duhet të zbatohen përkundër të gjitha presioneve”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur