LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri në luftë me flakët, 26 vatra zjarri të aktivizuara në 24 orët e fundit

Shqipëri në luftë me flakët, 26 vatra zjarri të aktivizuara në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:


Fshatin Goriçan, bashkia Dimal.
Fshatin Muçaj dhe fshati Marikaj, bashkia Vorë.
Fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë.
Fshatin Vakuf, bashkia Dibër.
Lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër.
Fshatin Mursi, bashkia Konispol.
Fshatin Rranxa dhe fshati Barbullush, bashkia Vau-Dejës.
Fshatin Shirokë-Zogaj, fshati Vilëz dhe në lagjen “Dobraç, bashkia Shkodër.
Fshatin Delaj, fshatin Vukpalaj dhe fshatin Culaj, bashkia Malësi e Madhe.
Në njësinë administrative Pukë, bashkia Pukë.
Fshatin Kurçelaj, bashkia Klos.
Fshatin Ploçë, bashkia Selenicë.
Fshatin Veribob, bashkia Fier.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Fshatin Ndërshën, bashkia Mirditë
Fshatin Halil, bashkia Krujë
Fshatin Velçan, bashkia Berat
Fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe
Fshatin Qukës Skënderbej, bashkia Prrenjas.

Për shuarjen e këtyre vatrave gjatë ditës së sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe qendror si dhe kapacitetet nga toka dhe ajri.

Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës!

Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori