LAJMI I FUNDIT:

Peja (meshkujt) dhe Drita (femrat) përfaqësojnë Kosovën në Kupën Ballkanike në volejboll

Peja (meshkujt) dhe Drita (femrat) përfaqësojnë Kosovën në Kupën Ballkanike në volejboll

Kampioni i Kosovës për meshkuj, Peja dhe ai për femra Drita, do ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën Ballkanike në volejboll.

Kampionia e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në sezonin e fundit, Peja, do të jetë ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.


Peja ka treguar formë brilante përgjatë sezonit të kaluar kur, përveç që triumfoi në Superligë, fitoi edhe Kupën, duke mposhtur në finale Ferizajn.

Pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.

Edhe kampioni i Superligës së Kosovës në volejboll dhe fitues i Kupës, KV Drita, do të jetë ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave që merr pjesë në Kupën Ballkanike, e cila do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Plot shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vende si Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori