LAJMI I FUNDIT:

Nxiste sulme terroriste në rrjete sociale, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Spanjë

Nxiste sulme terroriste në rrjete sociale, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Spanjë

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi ishte shpallur në kërkim për krime terroriste.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari përdorte rrjetet sociale për të promovuar sulmet vetvrasëse.


Në momentin e arrestimit, 35-vjeçarit i është gjetur një armë zjarri tip stilolaps 22 milimetrash.

Siç bëhet me dije nga Komanda spanjolle, arretimi i 35-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit ‘Azabache’ pasi agjentët e një patrulle të Sigurimit të Qytetarëve e ndaluan atë për kryerjen e një aktiviteti “të dyshimtë” në rrugët publike.

Arma që iu gjet nuk mund të posedohet ligjërisht dhe as nuk mund të mbulohet nga asnjë lloj licence, ndaj ai mund të akuzohet edhe në Spanjë për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve të ndaluara.

Më pas si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, hetimi ka konstatuar se i arrestuari ka qenë aktiv në rrjetet sociale dhe i ka përdorur duke bërë thirrje për kryerjen e akteve terroriste. Hetimet paraprake për veprimtarinë e tij në këto platforma konfirmojnë përkatësinë e tij në ideologjinë më radikale të natyrës terroriste.

Gjithashtu, në momentin e arrestimit, burri ka kërcënuar agjentët e policisë spanjolle, thuhet në një deklaratë të Gardës Civile.

I arrestuari është vënë para drejtësisë dhe aktualisht ndodhet në burg.

35-vjeçari kërkohej gjithashtunga Interpoli dhe nga autoritetet shqiptare për nxitje për të kryer sulme terroriste.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori