LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia ka ende zjarre aktive, janë lokalizuar gjithsej tetë prej tyre

Maqedonia ka ende zjarre aktive, janë lokalizuar gjithsej tetë prej tyre
Foto: Ilustrim

Maqedonia e Veriut është përfshirë në disa zjarre masive në zonat malore për të cilat ende nuk dihen arsyet e shkaktimit të tyre.

Aktualisht nga Qendra për Menaxhim me Kriza, bëjnë me dije se dy zjarre janë aktive në vend, një ndërmjet fshatrave të Strumicës dhe Trebiçinos, gjegjësisht në Vasilevë dhe në Tetovë, ku digjet deponia.

Ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Tetovë janë në terren, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.


Qendra për Menaxhimin e Krizave poashtu bën të ditur se zjarri në Strumicë ishte në terren të paarritshëm, shkëmbor dhe kodrinor dhe ka djegur pyje të përziera.

Zjarri ka filluar dje në orët e vona të pasdites, ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme dhe deri në orët e vona të natës është punuar në shuarjen e tij.

“Nga ora 5 e mëngjesit ekipet janë sërish në terren, po punojnë dhe pritet që zjarri të shuhet gjatë ditës”, njofton QMK.

Gjatë ditës së djeshme janë lokalizuar tetë zjarre, dhe atë: në komunën e Negotinës, kodrën e Krivollakut, komunën e Çashkës, komunën e Dellçevës,  komunën e Bogdancit, komunën e Ohrit, Velesit dhe Shtipit.

Kujtojmë se tashmë një muaj në vend ekziston edhe ndalesa për lëvizje në pyje.