Regjistrohen raste me variantin e ri të Omikronit në Maqedoninë e Veriut, 35 persona të infektuar
Variantet e reja të virusit korona regjistrohen edhe në vendin tonë. Sipas metodës se sekuencionimit të Institutit të shëndetit publik, 35 raste u evidentuan të variantit të Omicron BA.4 dhe BA.5. Nëse gjatë kësaj periudhe të vapës së verës keni pasur temperaturë, bark qitje, kollë e thatë me shumë gjasë kemi qenë të prekur nga këto dy nën variante të Omicron. Kreu i Institutit, Shaban Mehmeti tha se dy variantet janë kryesisht me simptome të lehta, por bën thirrje për kujdese gjatë frekuentimit për sezonin veror.
“Manifestimet klinike janë kryesisht të lehta, paraqitja e nën varianteve të Omicron është shprehur në nivel global, ku në Evropë më të shprehura janë BA.4 dhe BA.5. Tani jemi në një valë të rritjes së rasteve pozitive, por akoma nuk ka arritur piku. Kjo vjen nga periudha e pushimeve, frekuentimit të shpeshtë, qëndrimet e përbashkëta të njerëzve në grupime familjare e shoqërore”, tha Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.
Gjatë javës që lamë pas ISHP ka evidentuar 4,389 raste pozitive apo 55% më tepër se java paraprake. Në 7 ditët e fundit janë bërë mbi 10 mijë PCR teste. Në kurim spitalor 171 pacientë janë duke u trajtuar në gjithë vendin, ndërsa raporti i ISHP tregon 9 vdekje më tepër nga java që shkoi. Shabani tha se janë rihapur tri qendrat e vaksinimit në Shkup, në Poliklinikat e Jane Sandanskit, të Bukuresht dhe të Çairit.
Sipas raportit javorë të ISHP-së, qytetet më kritike janë Shkupi, Kumanova, Manastiri, Ohri dhe Prilepi.
“Ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve, të cilët nuk janë vaksinuar që të vazhdojnë vaksinimin. Tani kemi aplikimin edhe të dozës së katër apo boost-er i dytë të vaksinës anti-kovid. Gjithashtu, qytetarë vazhdoni respektoni rregullat e arat nga Convid-19, bartja e maskave në ambiente të mbyllura, distanca, higjiena”, u shpreh Shaban Mehmeti, Drejtor i ISHP-së.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se numri i rasteve me virusin korona në botë, është në rritje prej 1 muaji. Varianti BA.5 shmangë mbrojtjen imune, të siguruar nga vaksinimi ose nga infeksioni mëparshëm. Por, nuk është agresiv dhe kalohet me lehtësi pa pasoja fatale. Vdekje shkakton vetëm në raste shumë të komplikuara, kur pacientët janë me komorbiditete. Parashikohet edhe modifikimi i vaksinave anti kovid./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A