Arabia Saudite ka zbuluar planet për një rrokaqiell prej 1 trilion dollarësh, 120 kilometra gjatësi, të bërë nga “xhami pasqyrë” që do të shtrihet në shkretëtirën e saj dhe do të jetë më i lartë se Empire State Building në New York.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Mirror Line” do të jetë një pjesë e qytetit të shkretëtirës të quajtur Neom – që do të jetë rreth madhësisë së Massachusetts – për të cilën Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman njoftoi në janar të vitit 2021.
Ai e bëri këtë pasi tha se donte që vendi i tij të strehonte një projekt ndërtimi po aq ikonik dhe të përjetshëm sa Piramidat e Egjiptit.
“Është një projekt që është një revolucion qytetërues që i vendos njerëzit në radhë të parë”, kishte thënë ai.
Siç bëhet e ditur më tej, “Mirror Line” do të përbëhet nga dy ndërtesa rreth 500 metra të larta që shkojnë paralelisht me njëra-tjetrën në 120 kilometra peizazhesh shkretëtire, bregdetare dhe malore.
Princi MBS ka pohuar se dëshiron që “Mirror Line” të jetë gati deri në vitin 2030, megjithëse inxhinierët kanë thënë se mund të duhen 50 vjet për t’u ndërtuar.
#SaudiArabia 🇸🇦 plans to construct two parallel skyscrapers up to 1,600 feet tall and stretching for 75 miles across mountains and feature high speed rail, a sports stadium, a yacht marina, and huge facilities.
– ‘ The Mirror Line ’ will house around five million residents. @WSJ pic.twitter.com/jbkYFAUeyI
— Mohammed Alhamed (@M7Alhamed) July 24, 2022
Ndërtesa është aq e gjatë sa “do të vendoset mbi shtylla për të marrë parasysh lakimin e Tokës” dhe gjithashtu do të ketë një linjë treni me shpejtësi të lartë që do të kalojë nën gjatësinë e saj.
Nëse kompletohet, rrokaqielli do të kalojë nga Gjiri i Akaba, përmes një vargmalesh malore dhe më pas do të shtrihet përgjatë bregut në një ‘aerotropoli’ të shkretëtirës.
Salman tha gjithashtu se projekti synonte të lejonte një milion banorë të takoheshin brenda një shëtitjeje prej pesë minutash dhe të udhëtonin nga njëri skaj në tjetrin brenda një shtrirjeje prej 20 minutash.
Gjithashtu thuhet se do të mundësohet nga energjia e rinovueshme.
Veç këtyre, ndërtesat futuriste pritet të kenë një shkëlqim argjendi, me shkallë dhe gjelbërim dhe shtëpi për të krijuar një komunitet linear.
Projekti pritet të strehojë pesë milionë njerëz pas përfundimit të tij dhe një tren me shpejtësi të lartë do të lëvizë nën ndërtesa, sipas Wall Street Journal. Do të ketë gjithashtu një marinë për varkat nën harkun e ndërtesave.
Komuniteti me miliona do të ushqehet gjithashtu nëpërmjet fermave vertikale që do të integrohen në muret e ndërtesave me shkëlqim dhe banorët thuhet se do të paguajnë një abonim për tre vakte në ditë.
Princi MBS madje këmbëngul se ndërtesat do të jenë plotësisht neutrale ndaj karbonit dhe të mira për mjedisin lokal.
Jetesa në shkretëtirë nuk do të jetë thjesht e nxehtë dhe me rërë, por “Mirror Line” do të ketë gjithashtu një stadium sportiv që është vendosur të jetë rreth 300 metra mbi tokë.
Sipas Wall Street Journal, Salman shpreson gjithashtu se Neom, në tërësi, do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do ta bëjë vendin e pasur me naftë të ndalojë së qeni kaq i varur nga burimet natyrore.
Megjithatë, investimet e huaja në Neom nuk kanë qenë aq të pritshme pasi shumë vende perëndimore vazhdojnë të bojkotojnë vendin lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut.
Salman është akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018, por Princi i Kurorës ka mohuar çdo përfshirje.
Të tjerë kanë vënë në dyshim nëse projektet e hartuara janë thjesht shumë ambicioze.
Arabia Saudite hoqi dorë më parë nga planet për të ndërtuar një rrokaqiell me kilometra të lartë që do të ishte më i larti në botë, pasi u përball me vështirësi financimi.
Ndryshe, presidenti amerikan Joe Biden, 79 vjeç, u takua me Princin e Kurorës javën e kaluar për të biseduar mbi marrëdhëniet “e dëmtuara” midis vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje