LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch Pro mund të heqë dorë nga forma aktuale drejtkëndore, por forma e re nuk mund të jetë e përshtatshme për të gjithë

Apple Watch Pro mund të heqë dorë nga forma aktuale drejtkëndore, por forma e re nuk mund të jetë e përshtatshme për të gjithë

Apple ka një sërë produktesh në linjë përgjatë 12 muajve të ardhshëm, duke përfshirë serinë e iPhone 14, orët e reja Apple Watch, një HomePod të rimodeluar, një Apple TV të ri, iPad Pros të fuqizuara nga çipi M2, dhe shumë produkte të tjera.

Në buletinin më të fundit të së dielës, Mark Gurman shkruan në detaje për modelin më të ri të orëve të mençura i cili mund të njohët edhe si Apple Watch Pro, shkruan PhoneArena.


Apple Watch Pro thuhet se do të ketë për synim tregun e atletëve. Sipas disa raporteve të mëhershme, do të ketë ekran prej 2 inçëve, gjë e cila do ta bëjë më të madhe se Apple Watch Series 8 e cila do ta mbajë ekranin me madhësi prej 1.9 inç, njëjtë sikur pajisja e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se ka një ekran për 7 për qind më të madh se modeli aktual, dhe Apple mund ta përdorë atë për të shfaqur më shumë metrika të lidhura me fitnesin.

Gjithashtu thuhet se Apple Watch Pro do të ketë bateri më të madhe se modeli i zakonshëm, për t’u mundësuar përdoruesve që të ndjekin stërvitjet për periudha më të gjata kohore, dhe se mund të ketë një shtresë të fortë metalike. Ekrani mund të jetë rezistent ndaj thyerjes.

Seritë 8 dhe Pro gjithashtu kanë gjasa të mëdha që të kenë termometër për të zbuluar ethet, dhe thuhet se të dyja mund të fuqizohen nga çipi i ri S8, por i cili nuk do të jetë aq i ndryshëm nga çipi i vitit të shkuar S7, i cili ishte bazuar në 7nm s6. /Telegrafi/