LAJMI I FUNDIT:

Policia çeke do të ketë mundësinë ‘të ndjekë kriminelët’ me veturat e reja BMW 540i xDrive Touring

Policia çeke do të ketë mundësinë ‘të ndjekë kriminelët’ me veturat e reja BMW 540i xDrive Touring

Kriminelët në Republikën Çeke do të duhet të kenë më shumë kujdes nga forcat e policisë lokale pasi që së fundmi ato janë pajisur me 10 modele BMW 540i xDrive Touring – duke pritur të marrin shumë të tjera në vitet e ardhshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në total, policia në Republikën Çeke do të marrë jo më pak se 70 automjete nga prodhuesi gjerman i makinave.


Gjysma e dhjetë 540i xDrive Tourings që iu dorëzuan së fundmi forcës do të përdoren për mbikëqyrjen e autostradës dhe do të jenë të zbukuruara me një ngjyrë të mrekullueshme policore.

Pesë automjetet e mbetura do të jenë të “pangjyrosur” dhe do të përdoren për ndjekje me shpejtësi të lartë.

Fuqia e BMW 540i xDrive Touring është një motor hibrid 3.0-litërsh me gjashtë cilindra që nxjerr 335 hp në 5,500 rpm dhe 331 lb-ft (449 Nm) çift rrotullues në 1,500 rpm.

Krahas këtij motori, ajo funksionon me një transmetim automatik me 8 shpejtësi që dërgon fuqinë përmes të katër rrotave.

“Një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së punës së policisë është edhe ndërrimi i rregullt i flotës së automjeteve”, shtoi zëvendësshefi i policisë, kolonel Jaromir Bischof.

“Jam i lumtur që oficerët e policisë do të mund të përdorin në shërbimin e tyre automjete të tilla moderne, të sigurta dhe të shpejta si këto 10 automjete BMW”. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Auto
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

Auto
Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

EVs
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

EVs
Kalo në kategori