LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja shpall alarmin më të lartë për linë e majmunëve

OBSH-ja shpall alarmin më të lartë për linë e majmunëve

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Klasifikimi është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën.


Lia e majmunit do të ketë emër tjetër
Lexo po ashtu Lia e majmunit do të ketë emër tjetër

Ai erdhi në fund të takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin, raporton bbc.

Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus. Kishte pesë vdekje deri më tani si rezultat i shpërthimit, shtoi ai.

Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e coronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.

Dr Tedros tha se komiteti i urgjencës nuk ishte në gjendje të arrinte një konsensus nëse shpërthimi i lisë së majmunëve duhet të klasifikohej si një emergjencë shëndetësore globale.

Lija e majmunit është në rritje në komunitetin LGBTQ - Ja çfarë duhet të dini
Lexo po ashtu Lija e majmunit është në rritje në komunitetin LGBTQ - Ja çfarë duhet të dini

Megjithatë, ai tha se shpërthimi ishte përhapur me shpejtësi në mbarë botën dhe ai kishte vendosur se ishte me të vërtetë një shqetësim ndërkombëtar.

“Vlerësimi i OBSH-së është se rreziku i lisë së majmunëve është i moderuar globalisht dhe në të gjitha rajonet, me përjashtim të rajonit evropian, ku ne e vlerësojmë rrezikun si të lartë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Botë
Kalo në kategori