Samsung zakonisht i pajisë telefonat të rangut të mesëm me tre ose katër kamera. Megjithatë, duke filluar nga viti i ardhshëm, modelet e rangut të mesëm të kompanisë koreano-jugore mund të kenë një kamerë më pak.
Sipas raportimeve të mediave nga Koreja, Samsung ka vendosur të heqë kamerat me sensor thellësie nga telefonat e saj të rangut të mesëm. Raporti pretendon se Galaxy A24, Galaxy A34 dhe Galaxy A54 do të kenë secili nga tre kamera: kryesore, ultra të gjerë dhe makro.
Galaxy A24 mund të ketë një kamerë kryesore 50MP, një kamerë ultra të gjerë 8MP dhe një makro 5MP. Galaxy A34 thuhet se do të ketë një kamerë kryesore 48MP, 8MP ultra të gjerë dhe makro 5MP.
Në mënyrë të pazakontë, raporti përmend se Galaxy A54 do të ketë një kamerë kryesore 50MP, një kamerë ultra të gjerë 5MP dhe një kamerë makro 5MP. Besohet se është një gabim shtypi në lidhje me rezolucionin e kamerës ultra të gjerë, e cila është më e ulët se ajo e modeleve Galaxy A24 dhe Galaxy A34.
Besohet se kjo lëvizje e Samsung, kur bëhet fjalë për kamerat, është bërë me qëllim që të fokusohet tek kamerat e mbetura dhe të zvogëlohen kostot e gjeneruara nga kamerat e thellësisë.
Kompania koreano-jugore tashmë ka filluar të ofrojë OIS në telefonat e saj të rangut të mesëm, kështu që besohet se së shpejti do të vendosë kamera telefoto në modelet e saj të rangut të mesëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Nokia ‘muzikor’ me çmim të lirë
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh