Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë akoma nuk është duke u zbatuar. Kjo po ndodhë për shkak se Elektrosever nuk është duke respektuar asnjë prej afateve që parashihen në marrëveshje. Ky po konsiderohet si një vazhdimësi e veprimeve të Serbisë për të mos respektuar marrëveshjet e Brukselit.
Më 24 qershor, vetëm tri ditë pasi u nënshkrua udhërrëfyesi në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë licensoi kompaninë serbe Elektrosever.
Kështu, Kosova ndërmori disa hapa, në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për energjinë e arritur me Serbinë.
Mirëpo, prej atëherë Elektrosever nuk ka përmbushur asnjë prej afateve të parapara në marrëveshje.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka kërkuar që marrëveshja të respektohet dhe në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se prej licensimit të Elektroseverit kanë komunikuar me ta por pa dhënë detaje.
“Pas licencimit nga ana e ZRrE të kompanisë Elektrosever për furnizim me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, KOSTT ka pasur komunikime me kompaninë Elektrosever në lidhje me obligimet për nënshkrimin e marrëveshjeve teknike që palët e licencuara për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike në Kosovë duhet të lidhin me KOSTT, të specifikuara edhe në Udhërrëfyesin për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e tyre.
Për ekspertin e sigurisë, Lulzim Syla marrëveshja e arritur është një strategji e mirë.
“Prej asaj që është parë edhe më herët në kuadër të marrëveshjes për implentim të strategjisë për energji, besoj se është bërë më e mira për me fillu implementimi, përkatësisht pagesa e energjisë elektrike… Siç e dimë fatkeqësisht Serbia gjithmonë ka bërë probleme në procesin e dialogut dhe mendoj se njëkohësisht është duke e luajtur edhe rolin e një faktori jo parimor për implementim të kësaj marrëveshje prandaj ka edhe vonesa”, ka deklaruar Syla.
Kjo nuk është marrëveshja e parë të cilën Serbia nuk është duke e respektuar.
Analisti Artan Muhaxhiri tregon se Kosova duhet t’i informoj ndërkombëtarët për këto veprime të shtetit fqinjë.
“Për fat të keq deri më tani ka pasur mjaft raste kur Serbia nuk i ka respektuar marrëveshjet, mirëpo kjo gjë disi ka mbetur në heshtje, ndërsa në anën tjetër kur Kosova nuk e ka respektuar ndonjë marrëveshje, atëherë ajo është trumpetuar dhe është rritur shumë. Ndërsa tani duhet që më në fund qeveria e Kosovës të alarmoj për çdo mosrespektim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Muhaxhiri./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova