LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare neto arrin në 31.407 denarë

Paga mesatare neto arrin në 31.407 denarë

Trendi i rritjes së pagës mesatare neto në vend vazhdon.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, paga mesatare mujore neto në maj të vitit 2022 për një të punësuar është 31.407 denarë, që është për 2.686 denarë më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ose për 9,4 për qind, informojnë sot nga Shërbimi për informim i Qeverisë.


Në bazë të statistikës, sipas Qeverisë, rritja e këtillë ka të bëjë para së gjithash, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për një të punësuar në sektorët objekte për strehim dhe veprimtari servisi me ushqim -19,7 për qind, art, zbavitje dhe rekreacion -16,1 për qind dhe industria përpunuese – 14,3 për qind.

“Rritja e vazhdueshme e pagës mesatare neto në vend është rezultat i masave ekonomike dhe politikat të cilat i zbaton Qeveria për rritjen e pagës mesatare dhe minimale, e cila është 18.000 denarë. Në krahasim me majin e vitit 2017 kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe është 31.407 denarë. Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe të ambientit për norma më të larta të rritjes ekonomike dhe avancim të standardit jetësor të qytetarëve si dhe mbështetje të veçantë në kushte të krizës”, thuhet në kumtesën e qeverisë.

Nga Qeveria shtojnë se mbeten të përkushtuar në rritjen e të ardhurave dhe mbështetje të të gjithë qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori