LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Kemi verifikuar mbi 15 mijë diploma të studentëve që nuk kanë mundur t’i përdorin për shkollim apo punësim jashtë vendit

Nagavci: Kemi verifikuar mbi 15 mijë diploma të studentëve që nuk kanë mundur t’i përdorin për shkollim apo punësim jashtë vendit

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka filluar zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar – atë të verifikimit të diplomave.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se kanë formuar një Komision për trajtimin e këtyre rasteve, i cili deri tani ka verifikuar diplomat e 15 mijë e 468 studentëve.


Tutje, ka thënë se dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për shkollim apo punësim jashtë vendit.

“Kjo për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz, si pasojë e rënies pre e mashtrimeve, apo edhe e neglizhencës dhe gabimeve të zyrtarëve të caktuar”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

“Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kam formuar një komision për të trajtuar këto raste. Përfundimisht, pas kaq shumë vitesh, Komisioni deri më tash ka bërë zgjidhje për 15.468 raste dhe tashmë këta studentë mund t’i përdorin diplomat dhe të vazhdojnë me planet e tyre për të ardhmen”.

Komisioni siç ka thënë ministrja, do të vazhdojë me trajtimin e rasteve të studentëve të cilët janë dëmtuar pa fajin e tyre.

“Ndërkaq, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në këtë proces, ka raste që i kemi adresuar në organet e drejtësisë dhe presim që ato të trajtohen”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Lajme
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Lajme
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel

Lajme
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Politikë
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Lajme
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Sot riga shiu e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori