LAJMI I FUNDIT:

“Tetova Transport”: Të mos pengohet lëvizja e autobusëve, do të ketë dënime të larta

“Tetova Transport”: Të mos pengohet lëvizja e autobusëve, do të ketë dënime të larta

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” ka dalë sërish me njoftim në lidhje me pengimin e autobusëve të tyre nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Kjo ndërmarrje që është përgjegjëse për transportin publik në Tetovë, thotë se i kanë evidentuar shkeljet e qytetarëve dhe i kanë paraqitur në SPB Tetovë, me çka shtojnë se dënimet do të jenë të larta.


“Edhe përkundër paralajmërimeve tona, Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”- Tetovë, vazhdon të pengohet në punën e saj nga qytetarë jo të vëmendshëm që me makinat e tyre parkohen në stacionet tona e cila pengon edhe marrjen e udhëtarëve dhe bllokimin e komunikacionit rrugor. Si problem tjetër është edhe ndalimi apo parkimi në rrugën dytësore përgjatë bulevardeve, parkime këto që pengojnë lëvizjen e lirë të autobusëve dhe mbërritjen në kohë të udhëtarëve në destinacionet e tyre”.

Të dashur qytetarë, duke i’u lutur për më shumë vëmendje, Ndërmarrja jonë ka evidentuar të gjitha këto shkelje dhe i ka paraqitur në SPB-Tetovë pas çka dënimet do të jenë të larta”, thuhet në njoftimin e NP “Tetova Transport”./Telegrafi/