LAJMI I FUNDIT:

Në përfundim të mandatit, Ilir Meta letër deputetëve për çështjen e detit me Greqinë

Në përfundim të mandatit, Ilir Meta letër deputetëve për çështjen e detit me Greqinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prag të largimit të tij nga detyra si Kreu i Shtetit i ka dërguar një letër zyrtare informues Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Në letrën e tij Kreu i Shtetit nënvizon se “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përpara zhvillimit të bisedimeve, duhet të plotësojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për këtë çështje, që parashikohet në Aneksin 2, bashkëlidhur këtij Autorizimi dhe është pjesë integrale e tij, si dhe të pajisë Grupin Negociator me dokumentacionin e plotësuar”.

Presidenti gjithashtu u kërkon “Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese”.


Meta thekson se negociatat duhet të realizohen duke ndjekur me përpikëri aktet ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrin e brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Ai gjithashtu shpreh rezerva për vendimet e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrisë së Jashtme për këtë çështje./Vizion+

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori