Ministria e Zhvillimit Rajonal ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga Skema e Garanteve “Programi për Zhvillim Rajonal i Balancuar” PZHRB 2022.
Ministria e Zhvillimit Rajonal, sot me datë 21 Korrik 2022 organizoi ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 351 përfituesit nga skema e granteve Programi për Zhvillim Rajonal të Balacuar PZHRB 2022.
Në këtë ceremoni, morën pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Leonora Kusari – menagjere e BERZH për Kosovë, zv.ministrat e MZHR-së Agon Dobruna dhe Almir Veliji si dhe zv. Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së Besim Kamberaj.
Ministri Damka në fjalën hyrëse falënderoi kryeministrin Kurti për përkrahjen e treguar për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, kjo për faktin që vlera e granteve është rritur nga 1.3 mil € në 3 mil €.
“Me këtë rast është rritur konsiderueshëm edhe numri i përfitueseve, ku përfitojnë bizneset dhe njëkohësisht rritet numri i punëtorëve të rinj në nivel vendi. Me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë edhe njëherë është treguar se kjo Qeveri ka prioritet zhvillimin ekomomik të vendit”, ka thënë Damka.
Në fund ministri Damka uroi 351 përfituesit nga skema e garantëve PZHRB 2022 që të përmbyllin me sukses projektet e tyre, si dhe theksoi që nga këto biznese pritet të gjenerohen rreth 1000 vende të reja të punës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës se Kosovës uroi të gjithë përfituesve në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2022 suksese dhe punë të mbarë në zbatim të projekteve.
Kurti theksoi se ‘’Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar” është edhe një tjetër skemë përkrahëse nga Qeveria.
“Ajo synon zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve zhvillimore përmes krijimit të vendeve të reja të punës, përkrahjes së bizneseve të reja dhe atyre prodhuese, me qëllim të zvogëlimit të importeve. Kjo është edhe një dëshmi që ne të jemi të përkushtuar që të përkrahim sektorin privat në shërbim të zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik’’, tha Kurti.
Në fund Kryeministri Kurti falënderoj Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe stafin e MZHR-së për punën dhe angazhimin dhe ju uroi sukses në zbatimin e këtij programi.
Gjithashtu znj. Leonora Kusari – menaxhere e BERZH për Kosovë uroi përfituesit e skemës së garantëve PZHRB 2022 dhe falënderoi MZHR-n për bashkëpunimin si dhe njoftoj të pranishmit për mundësinë e përfitimit të njohurive nga programet e përbashkëta BERZH-MZHR në fushën e menaxhimit dhe financave.
Pas mbarimit të fjalimeve, u realizua nënshkrimi i kontratave ndërmjet MZHR-së dhe Skema e Granteve Programi për Zhvillim Rajonal i Balancuar PZHRB 2022 të ndarë në grupe./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje