LAJMI I FUNDIT:

“Zhan Mitrev”: Personat përgjegjës të spitalit do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë shërbimeve të inspektimit

“Zhan Mitrev”: Personat përgjegjës të spitalit do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë shërbimeve të inspektimit

Personat përgjegjës nga Spitali klinik “Zhan Mitrev” ditëve të fundit kanë qenë në kontakt me shërbimet inspektuese nga MALMED, ISHSSH, si dhe me Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) dhe MPB-në, me qëllim për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, njoftojnë nga spitali, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si edhe më parë, në interes të konstatimit të gjendjes faktike, mbetemi në dispozicion për bashkëpunim me të gjitha organet zyrtare shtetërore. U bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha palëve të interesuara që të përmbahen nga konkluzionet e parakohshme dhe prezantimi i spekulimeve të ndryshme”, theksojnë nga atje.

Disa inspektime janë kryer në klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup pas informacioneve se atje po kryhen teste klinike të pa raportuara dhe pas ankesave të parashtruara nga disa familjar që kërkojnë përgjigje se çfarë saktësisht ka shkaktuar vdekjen e të dashurve të tyre, Covid-19 apo infeksionet bakteriale.


Menjëherë pas publikimit të informacioneve, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur lëndë. Rasti i është caktuar prokurorit publik kompetent i cili do të ndërmarrë veprime për verifikimin e pretendimeve që tregojnë për vepra penale kundër shëndetit të njerëzve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori