LAJMI I FUNDIT:

Vdes gruaja të cilës iu vu flaka në një park në Meksikën qendrore

Vdes gruaja të cilës iu vu flaka në një park në Meksikën qendrore

Një grua e cila lye me alkool dhe iu vu flaka në një park në Meksikën qendrore ka vdekur nga plagët e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Luz Raquel Padilla, 35-vjeçare, kishte pësuar djegie në 90 për qind të trupit të aj në sulmin që ndodhi të shtunën në Zapopan.


Vrasja e saj ka shkaktuar reagim në Meksikë si për brutalitetin e saj, ashtu edhe për faktin se ajo kishte lajmëruar autoritetet disa muaj përpara sulmit.

Rasti po hetohet si një rast i mundshëm i vrasjes në të cilën një grua vritet për shkak të gjinisë saj.

Meksika ka parë një rritje të numrit të vrasjeve me motiv të tillë në vitet e fundit, duke regjistruar një rekord prej 1,004 në vitin 2021.

Sipas prokurorit Luis Joaquin Mendez, dëshmitarët thanë se tre burra dhe një grua kishin nisur sulmin kundër Padilla-s në një park në Zapopan. Të katërt janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Padilla, djali 11-vjeçar i së cilës ka autizëm, ishte anëtare e një grupi njerëzish që kujdeseshin për të afërmit me aftësi të kufizuara të quajtur “Yo cuido Mexico”  (Unë kujdesem për Meksikën).

Grupi tha se Padilla kishte marrë kërcënime të shumta nga një fqinj që ishte ankuar për zhurmën që bëri djali i saj.

Në muajin maj, ajo kishte publikuar foto në Twitter me shkrime në muret e shkallëve të ndërtesës së saj, ku thuhej: “Do të të djeg të gjallë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori