LAJMI I FUNDIT:

Turqia mohon se bombardoi resortin turistik në Irak ku u vranë tetë turistë

Turqia mohon se bombardoi resortin turistik në Irak ku u vranë tetë turistë

Tetë turistë vdiqën dhe 23 të tjerë u plagosën në një sulm turk në një vendpushim malor në provincën veriore të Irakut, Dohuk, tha të mërkurën media shtetërore e Irakut.

“Bombardimi i ashpër i artilerisë” goditi një vendpushim në Zakho, një qytet në kufirin midis rajonit të Kurdistanit të Irakut dhe Turqisë, tha televizioni shtetëror.

Në mesin e viktimave ishin fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar, tha ministri kurd i shëndetësisë në një deklaratë, duke shtuar se të gjitha viktimat vdiqën para se të arrinin në spital, raporton reuters.


“Ne shkojmë drejt malit, ka sulme. Ne shkojmë drejt ujëvarës, ka goditje. Ne shkojmë nga kjo anë, ka raketime”, tha Mustafa Aala, 24 vjeç, i cili ishte në resort me një mik kur ndodhi sulmi.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Ankaraja ishte e pikëlluar kur dëgjoi për viktimat në sulm dhe shtoi se Turqia u kujdes maksimal për të shmangur viktimat civile ose dëmtimin e vendeve historike, kulturore në operacionet e saj kundër terrorizmit dhe milicisë së jashtëligjshme të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe të tjerët.

“Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap që e vërteta të dalë në shesh”, njoftoi ministria në një deklaratë, duke shtuar se operacionet ushtarake turke ishin në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Ndryshe, Ministria turke e Mbrojtjes tha në një deklaratë se dy militantë të PKK-së ishin dorëzuar në një pikë të sigurisë turke në pikën kufitare Habur me Irakun, e cila është rreth 10 km nga Zakho, por nuk përmendi sulmin.

Turqia kryen rregullisht sulme ajrore në Irakun verior dhe ka dërguar komando për të mbështetur ofensivat e saj si pjesë e një fushate të gjatë në Irak dhe Siri kundër militantëve të PKK-së kurde dhe milicisë kurde siriane YPG.

Ndryshe, Ankaraja i konsideron të dyja si grupe terroriste gjersa shumë shtete i konsiderojnë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori