LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dyshojmë se sulmi i fuqishëm kibernetik u bë nga dy shtete, na ndihmoi edhe NATO

Rama: Dyshojmë se sulmi i fuqishëm kibernetik u bë nga dy shtete, na ndihmoi edhe NATO
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se pas sulmit kibernetik ndaj sistemit të e-Albania-s fshihet një shtet dhe jo një grup hakerash të zakonshëm.

Edhe pse nuk i përmendi me emër, Rama tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna”.


Kreu i qeverisë u shpreh se “AKSHI dhe një skuadër e superspecializuar ekspertësh të huaj po luftojnë natë e ditë për rimëkëmbjen e plotë në kohë rekord të sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.

“Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit”, deklaroi Rama.

Qeveria shqiptare bëri të ditur të hënën se të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e shërbimeve online e-Albania dolën përkohësisht jashtë shërbimit, pas një sulmi kibernetik nga një burim i pazbuluar.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSH) njoftoi se sulmi kibernetik nisi të premten pasdite, pas së cilës u izoluan të gjitha infrastrukturat dhe sistemet qeveritare.

Ai nisi si një sulm tipik në të cilin hakerët u përpoqën të godasin sistemet kritike, duke synuar t’i bënin ato jo-funksionale, thuhej në deklaratë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori