LAJMI I FUNDIT:

Plani i ri i transferimeve të PSG-së: Më pak yje, më shumë Ligue 1

Plani i ri i transferimeve të PSG-së: Më pak yje, më shumë Ligue 1

Sezoni i kaluar ishte një sezon i vështirë për Paris Saint-Germain dhe pavarësisht se fitoi Ligue 1, klubi ka ndryshim në strategji këtë verë, veçanërisht në tregun e transferimeve.

Dalja e dhimbshme e PSG nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi përfundimisht i kushtoi Leonardo dhe Mauricio Pochettino punën e tyre.


Tani, kampionët francezë kanë një drejtor të ri sportiv, trajner të ri dhe një qasje të re për të nënshkruar me lojtarët.

Modeli i sjelljes së yjeve të njohur nga jashtë nuk po jepte sukses siç shpresonte PSG, kështu që tani ata po i kthejnë sytë më afër shtëpisë.

Kjo mund të shihet edhe në emërimin e Christophe Galtier si trajner kryesor, i ardhur nga rivalët e Ligue 1, Nice.

Pas dështimeve të Pochettinos, Thomas Tuchelit dhe Unai Emeryt, sjellja e një trajneri vendas është një qasje e re.

Galtier është trajneri i parë francez i PSG-së që nga largimi i Laurent Blanc në vitin 2016 dhe i pari që vjen direkt nga Ligue 1 që nga Antoine Komboure në 2009.

Një plan i ri

Drejtori i ri sportiv Luis Campos ka një ide të qartë për llojin e lojtarit që dëshiron të sjellë në klub dhe përgjegjësia është në ndërtimin e një mentaliteti fitues dhe një shpirt të mirë ekipor.

“Ai ka një synim të qartë, natyrisht, të ndryshëm, me objektivat e tjerë në treg”.

“Ai po kërkon lojtarë të rinj që janë të talentuar, të përkushtuar dhe me mentalitet fitues. Njerëz që do të japin gjithçka për këtë simbol. Ne duam të jemi më të fortë së bashku, duam që lojtarët të luajnë më shumë për njëri-tjetrin, para së gjithash si ekip dhe klub”, ka thwnw presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi.

Luis Campos ka thënë se ai ndan këtë vizion dhe veprimet e tij tashmë flasin vetë.

PSG po blen një lloj tjetër lojtari, një profil tjetër, që ata besojnë se do të përfitojë skuadrën.

Deri më tani këtë verë ata kanë nënshkruar me mesfushorin premtues Vitinha nga Porto (41.5 milionë euro), dhe kanë bërë të përhershme huazimin e Nuno Mendes nga Sporting CP (38 milionë euro).

Ndryshimi i madh, megjithatë, mund të shihet më së miri në ardhjen e Hugo Ektike nga Reims në huazim me opsion blerjeje të detyrueshëm prej 36 milionë euro.

Sulmuesi 20-vjeçar është nënshkrimi i parë i PSG -së nga një tjetër klub francez që nga Kylian Mbappe në vitin 2017.

Luis Campos ka një histori të mirë me lojtarë të ‘panjohur’, pasi ka nënshkruar më parë me lojtarë si Fabinho, Thomas Lemar, Antony Martial, Bernardo Silva dhe të tjerë gjatë kohës që ishte në Monaco.

Tani, ai dëshiron ta përsërisë atë sukses në Paris. Shpresa e klubit është se shikimi më afër shtëpisë do t’i ndihmojë ata të arrijnë qëllimet e tyre më larg./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori