LAJMI I FUNDIT:

DMSH-Maqedoni: Po bëjmë stërvitje me avion zjarrfikësish

DMSH-Maqedoni: Po bëjmë stërvitje me avion zjarrfikësish

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë sezon hyn shumë më e përgatitur se vitin e kaluar, me avionin e parë tashmë ka trajnim intensiv dhe të premten do të ketë një aktivitet të përbashkët me MPB-në për shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

“Tashmë me avionin e parë që është kthyer, kemi stërvitje intensive me të gjithë personat që janë pjesë e departamentit të aviacionit. Të them të drejtën, të premten kemi një aktivitet të përbashkët me MPB-në, me helikopterët e tyre për shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura”, theksoi Maksuti.

Lidhur me avionin e dytë që është në riparim në Spanjë, bëri me dije se ka një javë që është gati, por nuk mund të dorëzohet për shkak të vdekjes së një piloti pasi avioni i tyre u rrëzua gjatë shuarjes së zjarreve në Portugali.


“Nuk janë në gjendje ta dorëzojnë. Pra, përveç kësaj, çdo ditë jemi në koordinim sepse është detyrim i tyre sipas kontratës që të na dorëzojnë avionin sa më shpejt që të jetë e mundur. Janë kryer të gjitha procedurat për aeroplanin e dytë, ka përfunduar me procedurat doganore, me të gjitha, presim të na thonë se cili pilot duhet të hipë në të, për të marrë lejen ACVR, tha Maksuti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori