LAJMI I FUNDIT:

Katër të lënduar nga një aksident në Gllarevë të Klinës

Katër të lënduar nga një aksident në Gllarevë të Klinës
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së martës në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Telegrafin se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:20 janë përfshirë dy vetura.


“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Në këtë aks rrugor ka pasur edhe aksidente të tjera në të kaluarën./Telegrafi/