LAJMI I FUNDIT:

E arrestuan gabimisht, policia italiane del me njoftim se si ia huqi në identifikimin e Bakayokos

E arrestuan gabimisht, policia italiane del me njoftim se si ia huqi në identifikimin e Bakayokos

Policia ka pretenduar se ata po vepronin vetëm në vetëmbrojtje kundër Tiemoue Bakayokos, pasi mesfushori i Chelseat, i huazuar te Milani u filmua duke u mbajtur nën kërcënimin e armës.

Të hënën, një video e mesfushorit që kontrollohej nga oficerët e policisë në mes të rrugës u bë virale, me francezin të mbajtur nën kërcënimin e armëve.

Ndërkohë që videoja u shkrep në fillim të këtij muaji, ajo u shpërnda në rrjetet sociale këtë javë, me fansat të indinjuar me trajtimin e 27-vjeçarit.


Nën kërcënimin e armëve, policia italiane stopon Bakayokon – por shpejt u kuptua se ishte një ngatërresë nga ta
Lexo po ashtu Nën kërcënimin e armëve, policia italiane stopon Bakayokon – por shpejt u kuptua se ishte një ngatërresë nga ta

Tashmë policia ka reaguar, duke pretenduar se ka vepruar drejt në situatën dhe në vetëmbrojtje.

“Duhet të theksohet se kontrolli ka ndodhur në një kontekst operacional që justifikon miratimin e masave më të larta të sigurisë”, thuhet në një deklaratë të publikuar në Reuters.

“Gjithashtu si funksion i vetë-mbrojtjes, dhe (ajo) u krye në një mënyrë absolutisht në përputhje me llojin e alarmit në zhvillim”.

Bakayoko gjatë festimeve të titullit të Milanit.  Imazhi: Alamy

“Pasi personi ishte identifikuar dhe (ishte) konstatuar se ai nuk ishte i përfshirë, shërbimi u rifillua pa asnjë lloj vërejtje nga personi në fjalë”, u tha në reagimin e policisë italiane

Videoja tregoi mesfushorin e Chelseat, i cili është në huazim te Rossonerët edhe për një tjetër sezon, duke u përmbajtur nën kontroll me armë afër makinës së policisë.

Në vendngjarje kanë dalë edhe dy oficerë të tjerë, të cilët kanë drejtuar armët drejt makinës, teksa lojtarit janë zbrazur xhepat, ndërsa një oficer tjetër i afrohet personit tjetër në makinë.

Bakayoko luajti 14 herë sezonin e kaluar.  Imazhi: Alamy

Duke mbrojtur qasjen e tyre ndaj ish-lojtarit të Monakos në një deklaratë të mëparshme, oficerët e policisë thanë: “Aksioni i policisë u shkaktua sepse Bakayoko dhe pasagjeri tjetër korrespondonin në mënyrë të përsosur, rastësisht, me përshkrimet që kishim, dhe padyshim që përfundoi kur u realizua se kishim ndaluar një person që nuk kishte lidhje me të (krimi)”.

Ai është në periudhën e dytë të huazimit te Milani, pasi ka luajtur përkohësisht edhe për Monacon dhe Napolin, por nuk duket se kuqezinjtë do ta nënshkruajnë atë në formë të përhershme.

Në vend të kësaj, duket se ai mund të largohet nga San Siro dhe Stamford Bridge këtë verë, me Marseille që thuhet se është e interesuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

La Liga
Darwin Nunez largohet në janar nga Liverpooli, uruguaiani ka tre opsione për ta vazhduar karrierën

Darwin Nunez largohet në janar nga Liverpooli, uruguaiani ka tre opsione për ta vazhduar karrierën

Premier League
Laporta godet La Ligën dhe Federatën, zbulon të gjitha detajet e javëve të fundit

Laporta godet La Ligën dhe Federatën, zbulon të gjitha detajet e javëve të fundit

La Liga
Liverpooli nis bisedimet me sulmuesin i cili pritet ta zëvendësojë Nunez pas largimit

Liverpooli nis bisedimet me sulmuesin i cili pritet ta zëvendësojë Nunez pas largimit

Premier League
Real Madridi konsideron tre trajnerë si zëvendësues të mundshëm të Ancelottit

Real Madridi konsideron tre trajnerë si zëvendësues të mundshëm të Ancelottit

La Liga
Fabrizio Romano konfirmon edhe transferimin e dytë të janarit për Manchester Cityn

Fabrizio Romano konfirmon edhe transferimin e dytë të janarit për Manchester Cityn

Premier League
Kalo në kategori