LAJMI I FUNDIT:

Grabitja me armë zjarri në market, prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave

Grabitja me armë zjarri në market, prokuroria kërkon paraburgim ndaj katër personave

Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj katër të dyshuarve për rastin e grabitjes në një market në fshatin Hoqë e Qytetit.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 12 qershor 2022, ku S. K., D. S., G. P., dhe L.B. nën përdorimin e armës dhe kanosjes marrin nga arka 600 euro.


“S. K., ia drejton armën e zjarrit – pistoletën punëtoreve të marketit, derisa i pandehuri G. P., së bashku me të pandehurit L. B., dhe D. S., shfrytëzojnë momentin e volitshëm, me ç’rast arrijnë t’i marrin nga arka e marketit shumën e parave prej 600 euro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje bëhet e ditur se të pandehurit pas kësaj janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Nashecit.

Në këtë mënyrë sipas prokurorisë të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale grabitja.