Misioni i OSBE-së ka prezantuar sot raportin më të fundit tematik Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, që shqyrton praktikën e tanishme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe jep rekomandime për institucionet përkatëse.
Për periudhën 2014 – 2020 në shqyrtim, raporti del me përfundimin se mbrojtja efektive e trashëgimisë kulturore në Kosovë nuk duhet të kufizohet vetëm në restaurim fizik dhe se nevojitet një qasje më e gjerë.
“Për të siguruar ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të nevojshme janë po ashtu menaxhimi gjithëpërfshirës, planifikimi hapësinor imagjinativ, vetëdijesimi, dhe trajnimi i personelit në fushën e trashëgimisë kulturore”, thuhet në raportin e OSBE-së
Raporti ofron një pasqyrë hollësishme të kornizës ligjore, administrative dhe të politikave në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe analizon ndërlidhjen e ngushtë ndërmjet çështjeve të mbrojtjes së trashëgimisë, sigurisë, infrastrukturës dhe planifikimit hapësinor.
Ai vë në dukje se, përkundër dispozitave ligjore të shumta që tashmë janë në fuqi, për zbatimin e plotë të legjislacionit në këtë fushë lipset një përqasje e bashkërenduar më mirë, si edhe thekson nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për trashëgiminë kulturore dhe harmonizim të plotë të legjislacionit parësor dhe dytësor me qëllim që të sigurohet një qasje më koherente ndaj trashëgimisë kulturore.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore në Kosovë, meqë ruajtja efektive e trashëgimisë kulturore është e rëndësishme për të gjitha komunitetet”, ka deklaruar ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
“Ne besojmë se gjetjet dhe rekomandimet e raportit të prezantuar sot do t’u ndihmojnë institucioneve në përpjekjet e tyre për ta ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore për brezat e ardhshëm”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të këtij raporti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vuri në pah rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore si prioritet i Qeverisë.
“Ne kemi një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, e cila është vlerë universale dhe çelës për krijimin e ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve”, tha ai.
“Jemi të përkushtuar që ta vendosim kulturën dhe trashëgiminë kulturore në qendër të parimeve themelore të bashkëjetesës, respektit të ndërsjellë dhe zhvillimit të një shoqërie demokratike”.
Raporti jep një sërë rekomandimesh për institucionet kryesore në lidhje me përmirësimin e mbrojtjes dhe valorizimit të trashëgimisë kulturore, përfshirë hartimin e planeve të menaxhimit për objektet e trashëgimisë kulturore, realizimin e vlerësimeve të ndikimit në trashëgimi të ndërhyrjeve të planifikuara, miratimin e një përkufizimi më gjithëpërfshirës të trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë së objekteve të vendeve të trashëgimisë kulturore ndaj ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimit të qëllimshëm./Telegrafi/
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.osce.org/sq/mission-in-kosovo/522895
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën