Telefonat e palosshëm më të fundit të Samsung thuhet se do të lansohen më 10 gusht
Thuhet se Samsung do ta mbajë ngjarjen madhore të radhës “Unpacked” me 10 gusht – sipas një fotografie promocionale që rrodhi nga Evan Blass.
Fotografia tregon datën së bashku me atë që shihet si një fotografi e mjegulluar e Samsung Galaxy Z Flip 4 të palosshëm të pa publikuar, për të cilën pajisje rrodhën informacione gjatë fillimit të muajit nga vet Blass dhe nga 91Mobiles.
**THIS IMAGE HAS BEEN EDITED TO OBFUSCATE CERTAIN DETAIL**
See what I did there? pic.twitter.com/BrH4sT99yU
— Evan Blass (@evleaks) July 18, 2022
The Verge raporton se Galaxy Z Flip 4 i palosshëm pritet të jetë një nga shumë pajisjet që do të lansohen gjatë ngjarjes në fjalë.
Githashtu thuhet se ndër to është edhe pajisja e re Galaxy Fold e cila u quajt Galaxy Fold 4, pamjet e së cilës rrodhën gjatë muajit maj, transmeton Telegrafi.
Midis Galaxy Fold 4 dhe Galaxy Flip 4, nuk shihet se linja e palosshme e Samsung do të ketë ndonjë ndryshim të madh në dizajn këtë vit.
Së bashku me telefonat e ri, raportet sugjerojnë se mund ta shohim edhe një gjeneratë të re të orëve të mençura, e cila përfshinë Galaxy Watch 5 dhe Galaxy Watch 5 Pro.
Pamjet e këtyre orëve të mençura kishin rrjedhur më herët gjatë këtij muaji, duke konfirmuar se këtë herë asnjëra nuk do të përfshijë një “rrotullues fizik”, duke eliminuar kështu një veçori të preferuar nga fansat në orët e kaluara të mençura të Galaxy Watch.
Data e 10 gushtit për ngjarjen e ardhshme të lansimit të pajisjeve nga Samsung rrodhi më parë edhe nga Jon Prosser, i cili tha se pajisjet mund të dalin në shitje me 26 gusht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Nokia ‘muzikor’ me çmim të lirë
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh