LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës, mbi 60 plumba drejt viktimave dyshohet se kanë shkaktuar shpërthimin e automjetit

Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës, mbi 60 plumba drejt viktimave dyshohet se kanë shkaktuar shpërthimin e automjetit

Ajo që duhet të ishte një ditë normale plazhi në këtë mes korriku u kthye në një masakër të vërtetë në vend në aksin rrugor Fushë-Krujë-Thumanë.

Tek mbikalimi i Fushë Krujës një atentat i mirë organizuar i mori jetën tre të rinjve, që udhëtonin në një automjetit tip “Volswagen Passat”.

Viktimat u identifikuan si Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Të tre mbetën viktima të breshërisë së kallashnikovit që dyshohet se erdhi nga një tjetër automjet “Volswagen Passat”, i cili udhëtonte paralel me ta.


Dyshohet se atentatorët kanë qenë katër persona, ende të paidentifikuar por në kërkim nga policia. Gëzhojat janë ende në vendngjarje si dëshmi e masakrës qe tronditi opinionin publik këtë të dielë.

Mbi 25 mijë euro për këdo që jep informacion për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë
Lexo po ashtu Mbi 25 mijë euro për këdo që jep informacion për vrasjen e trefishtë në Fushë Krujë

Mësohet se viktimat janë Brilant Martinaj, 22 vjeç, i njohur edhe si “vrasësi i policave”, pasi ishte në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte Xhulio Prela, dhe policit 60-vjeçar Xhelal Reçi. Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.

Viktima tjetër është Diklen Vata, trupi i 30 vjeçarit dergjej i pajetë buzë rrugës jashtë mjetit. Vata ishte pjesëtar i një bande te njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017. Ai i shpëtoi plumbave që u derdhën drejt automjetit, por atentatorët u kthyen sërish në vendngjarje për ta ekzekutuar me 2 plumba.

Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, ndërsa dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat e më pas mori flakë.

Dyshimet e para të grupit hetimor i lidhin flakët me breshërinë e plumbave, mbi 60 në drejtim të mjetit dhe viktimave, ndërsa nuk përjashtohet edhe fakti që autorët të kenë hedhur lëndë djegëse mbi mjet pasi janë siguruar që i kanë ekzekutuar.

Krimi është kryer me shpejtësi dhe preçizion në një vend të sigurt në mbikalim ku viktimat nuk kanë pasur mundësi devijimi.

Kush janë tri viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës
Lexo po ashtu Kush janë tri viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës

Sipas bluve një mjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në Larushkë. Rezultonte me targa e vjedhura në Tiranë dhe me xhama të zinj, brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5. Paraprakisht mendohet se në shënjestër objektivi i atentatorëve, ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Mësohet se RENEA dhe FNSH po kërkon për atentatorët në fshatin Larushkë ku u gjet mjeti i tyre dhe në fshatin Nikël, fshati i Krujës i përfolur gjithmonë për vrasje të bujshme, nga ku dyshohet të jetë origjina e atentatorëve.

Në vendin e ngjarjes nuk ka kamera sigurie, as në vendin ku u gjet mjeti i djegur i atentatorëve në Larushkë.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të parë intinerarin e mjetit qe kreu masakrën me tre viktima.

Ka dyshime që edhe viktimat ishin të tre të armatosur, por priten të dhëna zyrtare për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik. Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre. /BalkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori