LAJMI I FUNDIT:

Polici brazilian vret gjashtë anëtarët e familjes së tij më pas edhe veten

Polici brazilian vret gjashtë anëtarët e familjes së tij më pas edhe veten

Një oficer policie në shtetin jugor brazilian të Parana-s vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur të rastësishëm përpara se të përdorte armën e punës për ta vrarë veten, pasi thuhet se nuk mund ta pranonte që gruaja e tij donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Fabiano Garcia, 37-vjeç, theri me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren dhe vajzën e saj 12-vjeçare, Amanda Menes në shtëpinë e tyre në qytetin Toledo të Parana-s, pasi kishte përfunduar ndërrimin e tij pak pas orës 19:00 koha lokale, tha policia ushtarake, transmeton Telegrafi.


Garcia më pas udhëtoi për në shtëpinë e nënës së tij, Irene Garcia, 78-vjeçare dhe e goditi për vdekje me thikë përpara se të përdorte armën e shërbimit për të qëlluar për vdekje vëllain e tij, Claudiomiro Garcia. Të dy viktimat u gjetën në dhomat e tyre përkatëse.

Sipas raportimeve, besohet se oficeri i policisë vizitoi shtëpinë e vjehrrës së tij në qytetin Ceu Azul dhe qëlloi për vdekje djalin e tij katërvjeçar, Miguel Garcia, dhe vajzën nëntëvjeçare, Kamili Garcia.

Fabiano Garcia vazhdoi masakrën duke qëlluar për vdekje Kaio da Silva, 17 vjeç dhe Luiz Becker, 19 vjeçe në Toledo.

Një video nga kamerat e sigurisë e tregonte Fabiano Garcian duke ndaluar në një rrugë përpara se da Silva të shkonte te dritarja anësore e pasagjerit, Duket se ata kanë një diskutim.

Videoja e modifikuar tregon Fabiano Garcian duke u larguar me makinën e tij pasi kishte qëlluar da Silvan.

Fabiano Garcia më pas qëlloi veten në makinën e tij herët të premten.

Një shënime zanor para vrasjeve zbuloi se polici ishte i shqetësuar për ndarjen me Kassiele Mendes. Ai ishte gjithashtu i mërzitur për rritjen e borxheve të lojërave të fatit dhe tha se i kreu vrasjet sepse nuk donte të linte asnjë përgjegjësi për të dashurit e tij.

Policia Ushtarake tha se Fabiano Garcia nuk kishte probleme mendore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori