LAJMI I FUNDIT:

Dy emigrantë, përfshirë një fëmijë, u gjetën të vdekur në brigjet e ishujve Kanarie të Spanjës

Dy emigrantë, përfshirë një fëmijë, u gjetën të vdekur në brigjet e ishujve Kanarie të Spanjës

Dy persona, përfshirë një fëmijë katërvjeçar, kanë vdekur në bordin e një anijeje emigrantësh në brigjet e Ishujve Kanarie.

Shërbimet spanjolle të shpëtimit thanë se trupat e emigrantëve u gjetën të enjten në bordin e varkës së fryrë pranë ishullit Lanzarote, transmeton Telegrafi.

Gjithsej 51 persona kishin hipur në varkën e improvizuar nga bregu afrikan në përpjekje për të arritur në Evropë. 27 emigrantë të tjerë u gjetën në një anije tjetër aty pranë.


OJQ-të thonë se numri i grave dhe fëmijëve që përpiqen të kalojnë Oqeanin Atlantik për në Ishujt Kanarie po rritet.

Deri më tani këtë vit, 9,308 migrantë kanë mbërritur në arkipelagun spanjoll, 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas ministrisë së Brendshme spanjolle.

Sipas OJQ-së Caminando Fronteras, 4,404 migrantë vdiqën ose u zhdukën vitin e kaluar në det ndërsa përpiqeshin të arrinin në Spanjë, dy herë më shumë se në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori